22.03.2019 - 17:04
Fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve të Facebook dhe Instagram mund të jenë ekspozuar si pasojë e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.
Kjo gjë u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs, i cili raporton se Facebook publikoi fjalëkalimet e gati 600 milionë përdoruesve.
Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të Facebook që nga viti 2012.
Facebook ka konfirmuar tashmë dështimin tronditës të sigurisë, por këmbëngul se ka rregulluar çështjen dhe nuk ka gjetur ndonjë dëshmi se informacioni është publikuar në vende të tjera.