MENU
klinika

I vranë bashkëshortin

Flet gruaja e Agim Arapit: I drejtohem nënës së Jurgenit dhe i them…

19.03.2019 - 10:28

Në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme, policia po vijon ende hetimet. Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.

Mësohet se në polici janë marrë në pyetje familjarët e Agim Arapit, pronari i një picerie në Durrës, i cili u vra në 11 prill të 2017.

Bashkëshortja e tij, Vjollca Arapi akuzonte 26-vjeçarin, Jurgen Kurti si autor të ekzekutimit.

Kujtojmë që vrajen e Agim Arapit në 2017 e mori përsipër Kujtim Ekonomi, i cili u dënua me 5 vite burg.

Mësohet se familjarët e Agim Arapit të marrë në pyetje në polici kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen dhe kanë kërkuar që të mos u hapen plagët e vjetra.

Gjithashtu Vjollca Arapi teksa ka folur për News 24, është shprehur se vrasjen e Kurtit e ka dëgjuar në media dhe i ka ardhur shumë keq pasi ishte një djalë i ri.

Ajo i është drejtuar nënës së Jurgen Kurtit, duke i thënë se nuk ka lidhje me vrasjen djalit të saj.

Drejtësia për bashkëshortin tim u ble me para. Vrasjen e Jurgen Kurtit e dëgjova në media, më erdhi keq se ishte i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali aq i ri. I drejtohem nënës së tij dhe i them; ‘skam lidhje me ngjarjen’. Kërkova drejtësinë për bashkëshortin tim, burgun, por kurrsesi vdekjen e një të riu. 3 fëmijët e mi janë jashtë shtetit, jetojnë jashtë vendit. Drejtësia nuk u vu në vend për bashkëshortin tim. Prokuroria e Tiranës erdhi mbrëmë kontroll në banesën time“, është shprehur Vjollca Arapi.