MENU
klinika

Kantautorin e kap nostalgjia

Flori Mumajesi publikon videon ku vështirë se njihej

31.03.2019 - 17:54

Kantautori i njohur, Flori Mumajesi duket se ka qenë tepër nostalgjik kohët e fundit ku shpesh herë ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, këngët e para në karrierë.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social ku shfaqet 15 vite më parë në “Top Fest 1” me këngën e titulluar “Ka natë ka dhe ditë!”.

 

View this post on Instagram

 

#kanatekadhedite ??

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Ai shfaqet shumë më i dobët, pa mjekër madje edhe mënyra si performon dallon shumë nga aktualja sa Flori mezi njihet.

Por duke marrë parasysh vitet, ndryshimi është më se i justifikueshëm dhe si çdokush tjetër, edhe Flori ka kaluar fazën e tij të evoluimit.