02.03.2019 - 11:51
Shyqyri Alushi, i njohur ndryshe si ‘Bilbili i këngës popullore’, ndodhet prej 10 ditësh në spital, ku nuk i është mundësuar blerja e ilaçeve.
Familjarët e tij i kanë marrë ilaçet me shpenzimet e tyre ndërkohë që pensioni i Alushit është minimal.
Shyqyri Alushi mban titullin ‘Artist i Merituar’, dhe ‘Krenaria e qytetit të Shkodrës’ dhe është këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane.
Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur artistët në vendin tonë jetojnë në kushte jo të mira ekonomike ,pavarësisht kontributit të tyre të vyer.