MENU
klinika

Komisioni i Integrimit

‘Fshesa në diplomaci’/ Cakaj debate me Rudina Hajdarin

27.03.2019 - 16:20

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ishte i pranishëm në Komisionin e Integrimit, ku u përfshi në një debat me deputeten e PD-së Rudina Hajdari.

Hajdari u ndal gjerësisht te vendimi i bërë publik dje për shkarkimin dhe transferimin e të paktën 20 diplomatëve.

“Kam një koment ndoshta edhe dy pyetje. Do doja që kolegët e mi mos të më ndërprisnin se do ju duket jashtë rendit të ditës. Keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk përmbushin fushën ligjore keni vendosur t’i shkarkoni. 

Në bazë ligjore ne kemi të drejtë informim për transparencë. Për dy gjëra sepse duke i cënuar lirinë i cënon shërbimin diplomatik. Nëse ju do luftoni klientizmin mund të na thoni pse nuk kenin dhënë një arsye për 20 punonjësit”, tha Hajdari.

Cakaj nga ana tjetër, nuk ngurroi ta korrigjonte se bëhet fjalë për shkarkime dhe transferime ndryshe nga çfarë citoi ajo gjatë Komisionit.

E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna. Pikërisht ju duhet të jeni të lumtur që vazhdon reforma në shërbimin diplomatike. Në diplomacinë tonë në botë ka një disbalancë ndërmjet numrit dhe rezultatit.

Deklarata e Bushatit është kryesisht legjitime. Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të shërbimit diplomatik që ka pasur ndonjëherë. Unë jam këtu për t’u përgjigjur edhe jashtë rendit të ditës.

Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në sisteme diplomatike pa asnjë transferimi. Ata që vijnë prapa meje do i korigjojnë gabimet e mia. Mos ki frike për çdo emër që është larguar nga puna dhe është bërë transferta do bëhet publike. Unë pres valë të tjera ndryshime nëse performanca nuk është në nivelin e duhur.”  deklaroi ministri.