MENU
klinika

Humbja e legjendës

FSHF e Tirana: U prehsh në paqe Ali Mema!

26.03.2019 - 17:40

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Ali Mema.

Ali Mema do të mbetet në memorien e sportdashësve shqiptar si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve 60-70, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e brezit të tij.

Të shkëlqyera kanë qenë dhe paraqitjet e tij me ekipin kombëtar ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për shumë vite me radhë Mema iu dedikua trajningut duke qënë në krahun e ish trajnerit të Tiranës Enver Shehu.

“Të dashur miq të familjes së madhe të futbollit, me hidhërim kam mësuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Ali Memës, një ish-mesfushor i shkëlqyer i Tiranës dhe ekipit kombëtar, drejtues futbolli dhe mik i mirë.

Në këtë moment hidhërimi për futbollin shqiptar dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar dhe një nga më të ndriturit e familjes simbol të futbollit të Tiranës, dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti futbollit”, – ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

konica sportkonica sport mobile

Edhe klubi i Tiranës ka shprehur ngushëllimet për humbjen e legjendës bardheblu dhe ekipit kombëtar, Ali Mema…

“U prehsh në paqe Ali Mema!

Është ndarë sot nga jeta Ali Mema, një nga ikonat e familjes bardheblu. Ish futbollist, trajner dhe pjesë e rëndësishme e historisë së klubit.

Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Klubi i Futbollit Tirana i gjëndet pranë familjes Mema në ketë moment të veshtirë. I gjithë komuniteti bardheblu ngushëllon trajnerin e Tiranës Ardian Mema për humbjen e babait të tij.

Homazhet do të mbahen nesër, nga ora 10:00 – 12:00 pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Lamtumirë kampion!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN