MENU

Zgjidhet konflikti

Fund i lumtur te “Petro Nini”, familjarëve ju dhurohen dy shtëpi

23.03.2019 - 08:32

Konflikti mes familjarëve dhe pronarit të shtëpive tek “Petro Nini”, ka marrë fund pasi është nënshkruar një marrëveshje për strehimin e tyre. Në marrëveshjen e re familjarëve iu dhuruan dy shtëpia 150 dhe 160 metër katror, tek Liqeni i Thatë dhe Kopështi Botanik.

Mbyllet historia e përplasjeve për pronësinë e shtëpive pranë shkollës “Petro Nini”, në kryeqytet. Pas konflikteve  para pak ditëve më parë, dy palët kanë rënë dakord dhe pranë një notereje në Tiranë, kanë nënshkruar  marrëveshjen ku familjeve i janë dhuruar dy hyrje. Hyrjet janë dhuruar nga Aleksandër Gavoçi, 150 m2 tek Kopështi Botanik dhe 160 m2 tek Liqeni i Thatë.

Në një deklaratë për media, përfaqësuesi i familjeve Luan Llapaj dhe dy avokatët deklaruan se konfliktet kanë ndodhur si pasojë e politikave të shtetit për pronat, shtëpitë do të lirohen në momentin që banesat e reja do të përfundojnë dhe do të behën pronarë të tyre.

‘Fajin e ka shteti që tokën dhe oborrin o të ma jepte mua, o atij. Nuk kishte fare konflikt.’-tha familjari.

Gjithashtu në një prononcim për mediat dhe përfaqësuesit e Aleksandër Gavoçit u shprehën se kanë arritur marrëveshjen me familjarët, ndërsa nga Gavoçi i është ofruar dhe herë të tjera zgjidhje.

Sot është arritur kjo marrëveshje, shpresoj që palët të mos tërhiqen.’-tha ai.

Përplasja mes familjarëve, përmbaruesve dhe policisë u regjistrua me 11 mars.