MENU

Posti i ri që merr

“Furtunë” shkarkimesh/ Largohet drejtori i Hipotekave

27.03.2019 - 14:12

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri është shkarkuar nga detyra.

Mësohet se ai është emëruar në postin e prefektit të Shkodrës.

Shkarkimi i Pjetraj vjen pas shkrirjes së institucionit të Hipotekës me ALUIZNI-n.

Pjetri në postin e ri që merr, zëvendëson Çesk Milljen, i cili mban postin e Prefektit të Qarkut të Shkodrës që prej shtatorit të 2017.