MENU
klinika

Detajet

Gara për KMSH, tërhiqet nga gara një tjetër kandidat

02.03.2019 - 11:11

Gjatë ditës së sotme zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Kjo garë është shoqëruar me ndryshime të papritura.

Pas dorëheqjes së kreut aktual Skënder Bruçaj, nga gara është tërhequr një tjetër kandidat.

Bëhet fjalë për myftiun e Kukësit Islam Hoxha, i cili ka hequr dorë nga gara duke lënë kështu vetëm 3 kandidatë.

Tashmë në garë janë tre kandidatë; Ylli Gurra, që është myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH, dhe Gramoz Blliku, myftiu i Lushnjës.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!