MENU
klinika

Deklarata

“Gati të sakrifikohem”/ Kryemadhi-Metës: Punë për të se…

21.03.2019 - 12:32

Një ditë pas deklraratë së presidentit Meta se është i gatshëm të lërë mandatin e tij në funksion të zgjidhjes së krizës, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pyetur nga media se si e vlerëson ajo këtë qëndrim të Metës, Kryemadhi ka thënë prerë se në vend shteti ka rënë, dhe se sipas saj, cfarë do të bëjë Presidenti është puna e tij.

Si bashkëshortja e tij nuk merrem fare me punën politike, si Kryetare e LSI-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pozicionin e saj shumë të qartë, në marrëdhënie me Parlamentin, në marrëdhënie me qeverinë,në marrëdhënie me Reformën në drejtësi, e cila ka dështuar, sepse sot shqiptarët janë në rrugë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese sepse ligji për dividentin që Presidenti e ktheu, këta përsëri manipuluan në mënyrën më kriminale dhe korruptive në Komisionin e Ekonomisë dhe e rikthyen ligjin edhe një herë në fuqi, sepse krijonte varfërinë e shqiptarëve.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që iu vodhën buxhetit të shtetit me qindra milionë euro, kur ndërkohë fukarenjtë kishin paguar edhe taksat e tjera, e me radhë dhe çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që ky Parlament nuk ka më mundësinë për çdo padrejtësi që i bëhet opozitës, apo kujtdo deputeti tjetër, nuk i është dhënë më mundësia për të vazhduar për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese, kështu që automatikisht këtu ka rënë shteti, se çdo bëjë presidenti është zgjedhja e tij dhe pozicionimi dhe qëndrimi i LSI-së nuk ka të bëjë as me qëndrimet e Presidentit, ne këtu jemi në qëndrim të unifikuar të opozitës, ku të gjitha partitë opozitare janë dakord, këtu nuk është më vetëm opozita këtu janë edhe gjithë shqiptaret, presidenti le të bëjë punën e tij, ajo është puna e tij zyrtare, legjitime jo legjitime nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, unë jam këtu për të komentuar pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më shumë se qytetare sesa si kryetare.”, u shpreh Kryemadhi.