MENU
klinika

Trajneri i kuq

Gega shmang Kombëtaren: Gati Partizani!

28.03.2019 - 11:37

Në prag të ndeshjes me Kukësin, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka qenë ditën e sotme i pranishëm përpara mediave, ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shumë mungesa për këtë sfidë, sa të gatshëm jeni?

Kemi marrë maksimumin në 2 ndeshje, por është e kaluar. Ndeshja nesër është e rëndësishme. Kemi ardhur pas një periudhe pushimi, kemi pasur probleme, siç është dëmtimi i Telushit, që është një nga pikat më të forta tona.

Edhe Idrizaj gjithashtu pak më parë. Javën që kaloi patëm 2 mungesa të tjera, Hebaj dhe Bardhi. Bardhi po rikuperohet, të shikojmë nëse do të jetë gati deri nesër.

Jemi gati me gjithë mungesat që kemi. Do të shkojmë në Shkodër për më të mirën, jemi në vend të parë, 9 pikë larg.

Ju shqetëson mesfusha?

Prandaj klubet kanë një listë prej 25 vetash, sepse meren parasysh të gjitha, edhe kundërshtarët kanë pasur mungesa. Ardhja e Hilës i ka dhënë ekipit kofidencë.

Kur mungonte e kemi zëvendësuar me Atandën, që ka bërë mirë. E rëndësishme është të kemi të njëjtën përformancë. Kemi arritur të jemi këtu ku jemi falë këtyre.

Kush e zëvendëson Telushin?

Ka emra në ekip. Çdo njeri rritet. Ky është futbolli. Do të mundohemi ta kompesojmë, grupi i ka forcat. Nuk mund të them asgjë më përpara se kush do të jetë 100%. Djemtë stërviten mirë, për mua kjo është e rëndësishme.

Lojtarët e ardhur në janar nuk po aktivizohen…

Edhe tek ekipet e tjera lojtarët nuk janë ingranuar me shpejtësi të madhe, përveç Rexhepit. Lojtari tjetër që është mesfushor ka pasur probleme fizike, kemi edhe një fazë të katërt, shpresoj të bëhet sa më shpejt.

Olsi Rama dhe Skender Gega
Olsi Rama dhe Skender Gega

Rexhepi ka një karton për ndeshje, ju shqetëson?

Më shqetëson, por nuk ndryshojmë diçka. Mënyra e tij si luan është pak agresive, por nesër nuk do të jetë. Mbas kësaj ndeshje do të jetë në grup.

Kukësi me trajner të ri…

Nuk është problemi im, nuk futem për t’i prishur planet e tyre. Do të mundohem të marrë më të mirën në fushë. Zgjedhjet e klubeve të tjera, janë planet e tyre. E rëndësishme për mua është të marrim maksimumin.

Çmimi i biletave?

Jam pyetur çdo javë për batutat e klubeve, por dorëzohem, nuk i përket futbollit. Mënyra  si i administrojnë biletat është punë e tyre. Nuk na interesojnë biletat.

Edhe në Bangladesh të na çojnë Partizani do të ketë tifoza. Edhe jashtë shtetit klubi na ka mbështetur. Nuk ka shans që asnjë ekip të ketë më shumë tifoza se ne. ‘Loro Boriçi’ të jep adrenalinë për të luajtur. Ne do të jemi si në shtëpi.

tifozet e partizanit
tifozet e partizanit

Do ishit dakort që klubi të bënte të njëjtën gjë ndeshjen e ardhshme?

Hakmarrja nuk është virtyt i mirë. Në këtë ekonomi, çdo biletë është i tepërt në Shqipëri. Do të doja që të vijnë falas, pa biletë. Nuk kam të drejtë të ndërhyj. Dua të mbushen stadiumet, edhe tonët edhe të kundërshtarëve.”

4 futbollistë me ekipet kombëtare…

Për fat të mire, është e kënaqshme. Kanë udhëtuar, por janë mirë. Është pozitive për ne, rrallë ndodh për një klub nga Shqipëria.

E mendoni veten tuaj si kandidat për Kombëtaren?

Kam qenë trajner i kombëtares. Tani jam i Partizanit. Është po aq i madh dhe jam fokusuar këtu. Dëshirat dhe opinionet janë të ndryshme. Do të jem këtu 100% sa të mbaroj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN