MENU
klinika

Shumë ndryshime

Gjermania e nis me barazim vitin 2019

20.03.2019 - 22:45

Pavarësisht ndryshimeve të shumta, me plot lojtarë të rinj nga trajneri Low, Gjermania nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Serbisë.

Një barazim që nuk djeg, pasi ishte vetëm një miqësore, por që nuk ka ngrohur tifozët në prag të eliminatoreve Euro 2020, ku Gjermani ka në grup Holandën, Estoninë, Irlandën e Veriut dhe Bjellorusinë.

Rastet nuk u kanë munguar vendasve, por pasaktësia para portës, pritjet e bukura të Dmitrovic dhe disa ndërhyrje shpëtimtare të mbrojtjes, kanë bërë që serbët të largohen të pamposhtur nga Gjermania.

Ka qenë sulmuesi i Eintracht Frankfurt-it, Luka Jovic, që ka zhbllokuar ndeshjen me kokë pas vetëm 12 minutash lojës. 21-vjeçari ka realizuar golin e tij të parë për Serbinë me prekjen e parë të topit.

Goli që ka fiksuar shifrat në 1-1 ka ardhur në minutën e 69-të dhe është realizuar nga Leon Goretzka. Serbia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Pavkov, i cili ka bërë një ndërhyrje të frikshme nd aj Leroy Sane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN