MENU
klinika

Video prekëse

Gjesti i madh i Xhakës për tifozin e vogël

22.03.2019 - 13:44

I madh në fushën e lojës, i madh edhe jashtë saj. Ky është Granit Xhaka, që sërish ka surprizuar tifozin e vogël me sindromën down.

Shqiptari i kombëtares së Zvicrës ka qenë mik me djaloshin e vogël që nga viti 2015, kur e shoqëroi atë në fushë, në ndeshjen e tij të parë si kapiten i Borussia Monchengladbach.

Marrëdhënia e tyre u rrit gjatë vitit të ardhshëm, përpara se 26-vjeçari të lëvizte drejt stadiumit “Emirates”. Tre vite nga takimi i tyre i fundit, palët u ribashkuan muajin e kaluar.

Julian, i cili u diagnostikua me disa probleme gjenetike pas lindjes, në dhjetor 2010, mbërriti në fushën e trajnimit të “topçinjve” të Londrës dhe u takua menjëherë nga Granit Xhaka, para se të paraqitej me një fanellë të tij të personalizuar.

Pastaj, Julian pa stërvitjen e ekipit anglez. Pas seancës, ai ndërveproi me një pjesë të vogël të lojtarëve, duke përfshirë Mesut Ozil, para se të gjuante penallti për Pierre-Emerick Aubmeyang dhe Petr Cech.

Atij iu bë dhurata e fundit, pasi mori pjesë në fitoren 2-0 ndaj Southampton, në Premier League. Arsenali ka postuar një video, që dokumenton përvojën unike të Julian si pjesë e “World Down Syndrome Day”, e cila përpiqet të tërheqë vëmendjen ndaj situatës me këtë sëmundje.

Duke folur për mediat, Xhaka tha: “Kam marrëdhënie të posaçme me Julianin, ai është shumë i veçantë dhe gjithmonë pozitiv. Ai gjithmonë është i buzëqeshur dhe tregon se mund të jesh i lumtur, edhe pse ke një aftësi të kufizuar.

Ka shumë njerëz, që kanë gjithçka në jetë, dhe ende ankohen. Ky djalosh e di saktësisht se çfarë ka dhe ende e merr jetën pozitivisht, ka buzëqeshje në fytyrën e tij. Lidhja ime me të është shumë e veçantë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN