MENU
klinika

Postimi

Gjiknuri merr postin e ri në PS, reagimi i fortë i PD

18.03.2019 - 13:03

Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste, ish-ministri Damian Gjiknuri është zgjedhur sot sekretar dhe koordinator i Reformës Zgjedhore.

Në lidhje me këtë vendim ka ardhur një reagim edhe nga Partia Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur se me zgjedhjen e Gjiknurit në këtë post, sipas saj Rama synon të implementojë sërish modelin e vjedhjeve të votave ashtu siç bëri në Dibër dhe Durrës.

Postimi i plotë:

“Damian Gjiknuri sekretar per reformen zgjedhore ne PS!!! Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme!

Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, arkitekti i vjedhjes te projekti unazes me fallsifikime edhe firma offshore, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore!

Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin.

Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend.

Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”! Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin