MENU
klinika

Masa e sigurisë

Gjykata liron 7-të të arrestuarit nga protesta e opozitës

30.03.2019 - 18:02

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 7 personat që u arrestuan pas protestën e opozitë ditën e enjte.

Për ta u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

1. Olsi Kasemi

2.Luis Buzheri

3.Maringlen Meçja

4. Gjok Dreshaj

5.Aleksander Prenga

6.Agim Sallahu

7. Shefqet Sefaj

Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg”, dhe dy protestues, “Detyrim paraqitje”.

policia-konica.al
policia-konica.al

Ndërkohë, për avokatët arrestimi është i paligjshëm dhe gjykata duhet të caktoj një masë me të butë.

Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për, Olsi Kasemi, Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.

Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziton dyshimi se janë konsumuar.

Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.