MENU
klinika

Njoftimi i Thaçit

Gjykata Speciale i dërgon ftesë ish-luftëtarit të Brigadës 138

27.03.2019 - 19:56

Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Hashimi njoftoi se është marrë për t’u pyetur nga Specialja nën cilësinë e të dyshuarit.

Sipas njoftimit, Hashimi do të paraqitet në Hagë më datë 9 prill 2019.

Ai ka shtuar se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes. OVL e UÇK e ka njoftuar gjithashtu këtë rast.