MENU
klinika

Kërkesa e kurdëve

Gjykatë ndërkombëtare vetëm për terroristët e ISIS?

26.03.2019 - 13:09

Grupet kurde në Sirinë veriore ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për mijëra anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (IS).

Një zyrtar, Abdul Karim Omar, i tha BBC-së se po luftonin për t’u përballur me mijëra terroristë që vinin nga enklavë e fundit e Baghuzit, në lindje.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se SHBA do të “mbetej vigjilent” pasi grupi mbetet një kërcënim.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë besojnë se IS mund të ketë 15,000 deri në 20,000 të armatosur aktivë ende në rajon, shumë prej tyre në “gjumë” dhe se po përpiqen për ndonjë sulm tjetër.

Në një deklaratë, administrata kurde bëri thirrje për “një gjykatë të posaçme ndërkombëtare në Sirinë veri-lindje për të ndjekur penalisht terroristët” për të siguruar që gjykimet “të kryhen në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe besëlidhjet dhe dokumentet e të drejtave të njeriut”.

Shumë qeveri perëndimore kanë refuzuar të riatdhesojnë qytetarët e tyre për shkak të shqetësimeve rreth rreziqeve potenciale të sigurisë që ato mund të paraqesin, si dhe sfidat e mbledhjes së provave për të mbështetur ndjekjet penale.

Forcat e SDF-së mbështetur nga SHBA thuhet se kapën më shumë se 5,000 militantë, nga Siria dhe jashtë vendit, që nga janari dhe i vendosën në qendrat e ndalimit, ndërsa gratë dhe fëmijët mbahen në kampe për të zhvendosurit.

I dërguari i SHBA për Sirinë James Jeffrey u tha gazetarëve të hënën se fokusi ishte në riatdhesimin e militantëve dhe “marrjen e vendeve për të marrë përsëri luftëtarët e tyre të huaj terroristë”.

Irakianët dhe sirianët duhet të dërgohen në shtëpi “për deradifikim dhe riintegrim ose në disa raste dënim”, ndërsa vendet në mbarë botën duhet të inkurajohen që të “marrin përsëri qytetarët e tyre”.

I pyetur nëse SHBA po shqyrtonte një gjykatë ndërkombëtare, Jeffry tha: “Ne nuk po e shikojmë atë si mundësi tani.”

Por eksperti i drejtësisë tranzicionale Joel Hubrecht i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo nuk ishte “realiste” për të ngritur një gjykatë të tillë në Siri.

Autoritetet kurde të Sirisë nuk janë të njohur ndërkombëtarisht dhe sigurimi i drejtësisë në një vend të shkatërruar nga lufta është i vështirë, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in