MENU
klinika

Bundesliga, java 26

Gol “in-extremis”, Dortmund fiton në Berlin

16.03.2019 - 20:38

Një gol i Reus në minutat shtesë dhe Dortmund merr tri pikë të arta në Berlin ndaj Hertha-s, duke përmbysur rezultatin në 3-2. Një fitore që rikthen Dortmund në krye, por Bayern ka një ndeshje më pak.

Ishin vendasit ata që kaluan dy herë në avantazh në përballjen e të shtunës ndaj Borussia Dortmund, dhe në të dyja rastet me të njëjtin protagonist, Salomon Kalou.

Miqtë kanë barazuar provizorisht në të 14’ me Delaney, që ka shënuar kështu golin e tij të tetë në transfertë, nga 9 gola në total në Bundesligë.

Një barazim që ka zgjatur vetëm 20 minuta, sepse në të 35’ Kalou ka shënuar golin e tji të dytë personal në këtë përballje, duke i dhënë sërish avantazhin vendasve, pasi shndërroi në gol një 11-metërsh.

Borussia Dortmund ka barazuar menjëherë pas rifillimit të lojës, kur në minutën e 47’ Zagadou ka shfrytëzuar atë asist të Sancho për të rivendosur ekuilibrat, me rezultatitin në shifrat 2-2.

Një gabim në fund u kushtoi shtrenjtë vendasve, të cilët në të 92’ u ndëshkuan nga Reus që fiksoi shifrat në 2-3.