MENU
klinika

Vlerësimi nga Moody's

Greqia do provojë përsëri tregjet

04.03.2019 - 15:08

Greqia do të provojë përsëri investitorët këtë javë, me ankandin e dytë të obligacioneve për këtë vit, duke përfituar nga ulja e kostove të huamarrjes, pasi agjencia Moody’s rriti vlerësimin sovran.

Vendi ka caktuar 6 banka që të ndërmarrin emetimin e një obligacioni 10-vjeçar, që është emetimi i parë i një titulli të tillë që prej vitit 2017, sipas një formulari të bursës së Athinës.

Borxhi grek ka pasur performance të mirë këtë vit, me interesat që ndodhen në nivelin më të ulët në 13 vite, dhe investitorët pritet të tërhiqen ndaj ankandit, ndërkohë që titujt grekë ofrojnë ende kthimet më të mëdha në rajon.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kjo huamarrje shënon hapin e radhës drejt rehabilitimit të vendit pas krizës së borxhit dhe ndjek rritjen e vlerësimit sovran nga Moody’s në “B1”.

Greqia pati porosi prej mbi 10 miliardë euro kundrejt një oferte prej 2.5 miliardë, gjatë një ankandi të titujve 5-vjeçare në Janar.

Sipas analistëve, Greqia ka mjaftueshëm financa dhe marrëveshja tregon më shumë aksesin në tregjet financiarë se sa përmbushjen e nevojave financiare.

Shitja e borxhit 10-vjeçar mund të arrijë porosi prej 2- 2.5 miliardë euro, sipas analistëve të Danske Bank.