MENU
klinika

Hiti i fundit i këngëtares

Greta Koçi publikon ” E kuqe”

14.03.2019 - 12:15

Një nga këngëtaret më të  dashura për publikun shqiptar, Greta Koçi ka publikuar  këngën e saj më të re.  Kënga titullohet ” E kuqe” dhe Greta e kishte njoftuar publikimin e saj prej disa ditësh.

KJo këngë shoqërohet nga  videoklipi, ku këngëtarja është shfaqur e veshur me të kuqe.  Subjekti i këngës bën fjalë për dashurinë mes dy personave teksa në klip shfaqen disa çifte.

Kënga është pritur mirë nga fansat e këngëtares dhe  komentet kanë qenë  tepër pozitive.

Edhe pse pas disa orëve publikim kënga ka arritur te klikohet shumë  në youtube.

Greta Koci numëron në repertorin e saj muzikor suksese të cilat janë transmetuar si hite në radiot dhe televizionet shqiptare. Pas një kohe kur nuk e kishim parë Gretën me hite të reja, duket se publiki i saj i fundit shumë shpejtë do të bëhet një nga hitet shqiptare më të dëgjuara tëmomentit.