MENU
klinika

Kthehet presidenti i vetëshpallur

Guaido thirrje për protesta në Venezuelë

04.03.2019 - 10:25

Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezuelës Juan Guaido ka bërë thirrje për protesta masive pasi njoftoi kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza.

“Unë i bëj thirrje venezuelianëve të mblidhen në të gjithë vendin nesër në orën 11,” shkroi në Twitter të dielën.

Guaidó, i cili është njohur nga mbi 50 vende, i ka bërë thirrje Presidentit Nicolás Maduro të japë dorëheqjen. Por Maduro këmbëngul se ai është presidenti legjitim, dhe mbështetet nga Kina, Rusia dhe Kuba.

Tani është e paqartë se si do të kthehet në Venezuelë, dhe çfarë veprimi do të marrë Maduro.

Gjykata e Lartë vendosi një ndalim udhëtimi për Guaido pasi ai shpalli presidencën e tij të përkohshme. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton shkroi: “Çdo kërcënim ose veprim kundër kthimit të tij të sigurt do të marrë një përgjigje të fortë dhe të rëndësishme”.

Pas kalimit të kufirit në Kolumbi muajin e kaluar Guaido ka vizituar disa vende të Amerikës Latine, ka takuar zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence në Kolumbi dhe presidentin e ri të Brazilit Jair Bolsonaro.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga opozita u shpall president i përkohshëm në janar në një përpjekje për të rrëzuar Maduron, i cili fajësohet për krizën në rritje në Venezuelë.

Miliona njerëz kanë ikur nga vendi dhe Guaido ka takuar disa prej tyre të dielën në Ekuador.

Maduro ndërkohë ka mbyllur kufijtë në një përpjekje për të ndaluar ndihmën humanitare të kërkuar nga opozita për të hyrë në Venezuelë.

Përleshje vdekjeprurëse shpërthyen në qytetet kufitare të Venezuelë, pasi presidenti Nicolás Maduro bllokoi ndihmat humanitare të kalonin nga Kolumbia dhe Brazili.

Trupat hodhën gaz lotsjellës drejt protestuesve, të cilët u përpoqën të merrnin dhe të transportonin furnizimet. Të paktën katër persona u vranë dhe 300 u plagosën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interesat e fshehura të rusëve

Pse Putinit i intereson kaq shumë Venezuela?