18.03.2019 - 22:02
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian Johannës Hahn, zhvilloi një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ai thekson se forcat politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe për reformat.
“Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca përpara raporteve për zgjerimin e BE në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre”, shkruan Hahn.