MENU
klinika

Deklarata

Hajdari nuk djeg mandatin/ Duma: Duhet të tregojë se trashëgimia…

14.03.2019 - 13:33

Vendimin e Hajdarit për të mos djegur mandatin e deputetes e ka komentuar edhe demokratja Grida Duma.

E ftuar në A2CNN, Duma tha se vendimi i takon forumeve dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, atëherë i njëjti vendim duhet të merret edhe për tjetrin, pasi sipas saj kështu funksionon në një organizatë.

Por për rastin e Hajdarit, ish-deputetja lë një mundësi për rikthimin.

Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, ka thënë Duma.

Demokratja ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që e cilësoi si “stalinizëm” përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament.

Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, thotë Grida, duke buzëqeshur.