MENU
klinika

Formula 1

Hamilton parakalohet në start, nis me surpriza

17.03.2019 - 09:21

Kampionati i Formula 1 për këtë vit ka nisur me surpriza. Në garën e parë , në Australi, ka triumfuar piloti i Mercedes, Valtteri Bottas.

Finlandezi parakaloi shokun e tij të skuadërs Lewis Hamilton që në start, pozicione të cilat pilotët i ruajtën deri në fund. Në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull, i treti.

Një garë për t’u harruar kjo për makinën Ferrari, pasi të dy pilotët e saj u renditën jashtë zonës së podiumit, në vendet 4-5, respektivisht me Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc.

Por ajo që shqetëson më shumë është diferenca prej 30 sekondash që dy makinat “kokëkuqe” kishin karshi Mercedes në fundin e garës. Ferrari për asnjë moment nuk arriti të jetë i shpejtë dhe të duelojë për fitore, duke zhgënjyer.

Gara në përgjithësi ishte e mërzitshme, me pak parakalime dhe ku pilotët e kreut ruajtën pozicionet që pas startit të garës. Bottas bëri një garë të jashtëzakonshme, duke u shkëputur që në fillim, i pakapshëm edhe nga Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN