MENU
klinika

Ç'po ndodh?

“Hiqni kapelet dhe…”, protestuesit thirrje policëve

21.03.2019 - 12:44

Thirrjet e policisë për protestuesit nuk kanë ndaluar as në këtë protestë.

Thirrjet me megafon për të ruajtur qetësinë kanë qenë të vazhdueshme.

Ndërkohë tanimë janë protestuesit ata që kanë një thirrje për efektivët para Parlamentit.

Ata i bëjnë thirrje policëve të heqin kapelet e t’ju bashkohen atyre në protestën për rrëzimin e qeverisë Rama.

Ndërsa policët iu përgjigjen sërish me megafon, duke thënë: Ndalni hedhjen e kapsollave, ose do ndërhymë.

Kujtojmë se pak minuta më parë, dy policë u lënduan nga shashkat e hedhura prej protestuesve.