MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur me 10 mars?

10.03.2019 - 08:24

241 p.l.K.– Luftrat Punike: Beteja e Ishujve Aegates – Romakët fundosin flotën karthagjenase duke fituar Luftën e Parë punike (romakët u referoheshin kartagjenasve si “punikë” ose “fenikas” – paraardhës të kartagjenasve).

Shkaqe kryesor të luftërave punike (264 pes – 146 pes) ishin konfliktet brenda perandorisë karthagjenase dhe përpjekjet për zgjerim të Republikës Romake. Romakët fillimisht ishin të interesuar për zgjerim nëpërmjet Sicilisë (në atë kohë nën kontrollin kartagjenas).

418 – Hebrenjtë përjashtohen nga mbajtja e posteve publike në Perandorinë Romake.

1624 – Anglia i shpall luftë Spanjës. Armiqësia ndaj Spanjës ishte e lidhur kryesisht me anti-katolicizmin britanik dhe incidente të tilla si inkuizicioni spanjoll, përveç rivalitetit për kolonizime dhe hegjemoni në Evropë dhe Amerikë.

1762 – Francezi protestant Jean Calas, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasjen e birit të tij, vdes pasi u torturuar nga autoritetet; kjo ngjarje frymëzoi Volterin për të filluar një fushatë për tolerancë fetare dhe reformë ligjore.

1849 – Abraham Linkoln aplikon për patentë; ai kishte shpikur një pajisje për ngritjen e anijeve mbi ujë në raste riparimi ose tërheqjeje a lëvizje në tokë. Më 22 maj 1849, Linkolni mori patentën me numër 6469, duke u bërë i vetmi president amerikan me patentë për një shpikje. Modeli i pajisjes ndodhet i ekspozuar në Institutin Smithsonian në Uashington.

1893 – SHBA, Universiteti i shtetit New Mexico anulon ceremoninë e pare të diplomimit; student i saj i vetëm Sam Steele që diplomohej atë ditë ishte plaçkitur dhe vrarë një natë më pare.

1902 – Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara vendos se Thomas Edison nuk ishte shpikësi i kameras filmike.

1971 – Senati amerikan miraton uljen e moshës së votimit në 18 vjeç.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit