45 pes – Fitorja e fundit – Jul Cezari fiton Luftën Civile Romake duke mposhtur dy djemtë e ish armikut të tij Pompei, në betejën e Mundas (sot në Spanjë jugore); pastaj ai kthehet në Romë për të qeverisur si diktator; vdes tragjikisht një vit më vonë, duke vënë në lëvizje procesin që çoi në fundin e Republikës dhe fillimin e Perandorisë, me Oktavianin si Perandorin e parë romak.
Gjatë ekzistencës së saj, Roma provoi 3 sisteme qeverisëse; monarki nga koha e themelimit 753 pes deri më 509 pes (mbreti zgjidhej nga populli për një mandat jetësor; mbreti i fundit ishte Tarquini, etrusk, i cili u rrëzua nga një kryngritje); pas kësaj Roma u shpall Republikë që zgjati deri në vitin 44 pes me vrasjen e Jul Cezarit; dhe Roma bëhet Perandori deri më 476, kur gjermaniku Odoacer hyri në Romë, rrëzoi Perandorin Romulus, dhe shpalli veten Mbret të Italisë.
432 – Këtë ditë marsi, një anglez 16 vjeçar, rrëmbehet nga keltët dhe mbahet skllav. Ishte koha e rënies së perandorisë romake; rendi po shkonte drejt shthurrjes; nuk kishte më vlerë as Muri i Hadrianit, ngritur për të mbrojtur zotërimet romake nga sulmet e fiseve barbare në Britani.
Pas disa vitesh rob e punë të rëndë, djaloshi tani mbi të njëzetat, gjen rastin dhe arratiset: ecën me javë të tëra, disa qindra kilometra, deri sa arriti në portin detar më të afërt; aty hypën, disi, në një anije dhe kthehet pranë familjes, në Angli, ku të gjithë u gëzuan. Ai nuk ishte fetar, por pas pak kohe, filloi të dëgjojë një zë: “Kthehu tek rrëmbyesit, ndihmoi ata!” Dhe ashtu bëri, shkoi, jetoi me ta, u bë mësuesi i tyre, ndihmoi në dhënien fund të zakonit të rrëmbimeve; me kalimin e kohës ish-rrëmbyesit përvetësuan mësimet e tij; e shpallën atë udhëheqës shpirtëror prift, peshkop, Shenjtin e tyre Mbrojtës – të cilin e nderojnë çdo vit me parada – më 17 mars – në Ditë e Shën Patrikut. Parada e pare e Ditës së Shën Patrikut në Nju Jork, u zhvillua më 17 mars 1763 nga ushtarë irlandezë që shërbenin në ushtrinë britanike në kolonitë në Amerikë.
1820 – Në Boston, Lincolnshire të Anglisë, lindi Jean Ingelow, poete; kontribuoi me vargje e tregime për revista, nën pseudonimin Orris, por së pari (anonim) me vëllimin i saj, “A Rhyming Chronicle of Incidents and Feelings”. Libri u quajt tërheqës nga poeti i njohur Alfred Tennyson, i cili pohoi se do të dëshironte ta njihte autoren; më vonë ata u bënë miq.
1836 – Teksasi heq skllavërinë.
1861 – Italia shpallet e pavarur dhe vendos monarkinë.
1942 – Gjenerali Douglas MacArthur caktohet komandant i Përgjithshëm i forcave aleate në frontin jugperëndimor të Paqësorit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1950 – Në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, formohet Elementi 98 (Californium), element radioaktiv kimik metalik me simbolin Cf dhe numër atomik 98.
1960 – Presidenti amerikan Eisenhower formon ushtrinë anti – Kastro në megrim nën komandën e CIA-s.
1973 – Piloti i marines amerikane, John McCain, më vonë senator i SHBA-së, lirohet nga një kamp i robërve të luftës në Vietnamin e veriut, pas më shumë se 5 vjetësh në robëri.
2004 – Trazirat në Kosovë: Sipas Amnesty International, pati të paktën 19 njerëz të vdekur – 11 shqiptarë dhe tetë serbë – dhe mbi 1,000 u plagosën, ndërsa rreth 730 shtëpi që u përkasin minoriteteve, kryesisht serbë të Kosovës, si dhe 36 kishat ortodokse, manastire fetare të tjera dhe vende kulturore u dëmtuan ose shkatërruan. Në më pak se 48 orë, 4,100 anëtarë të komunitetit të pakicave zhvendosën rishtaz, prej të cilëve 82 për qind ishin serbë dhe 18 për qind romë dhe ashkali, si dhe rreth 350 shqiptarë nga fushat e Mitrovicës dhe Leposaviqit.
2008 – Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Eliot Spitzer jep dorëheqjen pas skandalit që përfshinte një prostitutë.
2012 – John Demjanjuk, i dënuar për krime naziste të luftës, vdes nga shkaqe natyrore në moshën 91 vjeçare.