MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 18 mars?

18.03.2019 - 08:18

37 – Pas vdekjes së Tiberit, Senati romak shpall Caligulën perandor. Tiber ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të Romës. Ai pushtoi Ilirinë (Pannonia, Dalmaci) dhe Raetian, e përkohësisht Germanian, duke vendosur bazat e kufirit verior të perandorisë romake. Tiberi mbahet mend si sundimtar i zymtë, Pliny Plaku e quan atë “tristissimus hominum”. Pas vdekjes së djalit të tij, Drusus, Tiberit u bë edhe më i pashoqërueshëm.

Në vitin 26, ai ikën nga Roma, duke e lënë udhëheqjen e perandorisë në duar të pakujdesshme. Historianët thonë se ishte gjatë kësaj periudhe që, në provincën romake të Judesë, Jezusi u kryqëzua nga Pont Pilati.

417 – Shën Zosimus fillon mbretërimin si Papë Katolik. Pak dihet rreth jetës së tij para zgjedhjes Papë. Mendohet se ishte hebre. Zosimus u përpoq për të zgjeruar pushtetin e papatit. Një numër shkrimesh të tij kanë mbijetuar; edhe një Dekret që i urdhëron priftërinjtë për të qëndruar larg nga tavernat dhe për të luftuar Pelagianizmin, rrymë fetare e krijuar nga Pelagian, që mohonte mëkatin fillestar (quajtur ndryshe mëkati origjinal, ose mëkati stërgjyshor që solli rënien e njeriut si pasojë e rebelimit të Adamit në kopështin e Edenit, sipas doktrinës së krishterë).

1314 – Jacques de Molay, Mjeshtër i Madh i Kalorësve Templarë, digjet në turrën e druve nga mbreti Filip IV i Francës. Fundi i papritur i Urdhërit të Tempullit ose Templarëve (urdhër ushtarak krishterësh perëndimorë), dhe ekzekutimi dramatik i udhëheqësit të tyre, e kthye De Molayn në figurë legjendare. Urdhëri i Templarëve shquhej veç të tjerash, edhe për pasurinë e tij; kjo pasuri mbahej e fshehur, diku nëndhe (shpella a tunele të fshehta); madje kërkimet për gjetjen e pasurisë së kalorësve templarëve ende vazhdojnë nga gjuajtësit e thesarëve.

Urdhëri Templar ishte gjithashtu mjaft i fuqishëm e popullor. Për të mënjanuar një rivalitet të mundshëm, Filip IV i Francës, i cili kishte marrë hua të mëdha prej Urdhërit të Tempullit, u detyrua ta shpërndante atë dhe të vriste de Molayn, duke shmangur kështu edhe kthimin e borxhit.

1532 – Parlamenti anglez ndalon pagesat e bëra nga Kisha anglikane për Kishën katolike në Romë.

1793 – Shteti i parë republikan në Gjermani, Republika e Mainzit, shpallet nga Andreas Joseph Hofmann.

1810 – “Converse”, opera e parë amrikane, shfaqet në Nju Jork.

1871 – Revolta e Komunarëve në Paris. Në shtator 1870, Parisi ishte rrethuar nga prusianët, izolimi shkaktoi uri e vuajtje mes banorëve. Nga pakënaqësia, u formuan grupe, shoqata, gazeta politike radikale të majta. Ndërsa Parisi u pushtua, grupet socialiste u përpoqën dy herë për të përmbysur qeverinë e përkohshme. Gjatë luftës, kryeqyteti kishte shkuar nga Parisi në Bordo.

Kur mbaroi lufta, qeveria nuk pranoi të kthehej në Paris dhe u zhvendos në Versajë. Në mëngjesin e 18 marsit, qeveria e stacionuar në Versajë dërgoi forca ushtarake në Paris për të mbledhur topat dhe armatimet rezervë. Detashmenti ishte ende duke mbledhur municionet kur parizianët dolën nëpër rrugë, dhe së shpejti ushtarët e gjetën veten të rrethuar.

Në kaosin që pasoi, ushtarët kaluan në anën e kryengritësve, që tani kontrollonin qytetin, dhe shpallën një qeveri e re të quajtur Komuna e Parisit, e cila zgjati nga 18 mars deri më 28 maj 1871. Si përfundim, Komuna u shtyp, mijëra njerëz u larguan jashtë vendit, rreth 20,000 Komunarë u ekzekutuan, dhe 7,500 u burgosën ose internuan; kjo gjendje zgjati deri në një amnisti të përgjithshme në vitet 1880, dhe i hapi udhën lëvizjes proto – komuniste në republikën e tretë franceze (1871-1940).

1891 – Britania lidhet me telefon me Evropën kontinentale.

1902 – Enrico Caruso bëhet këngëtari i parë i njohur që regjistron një këngë në pllakë gramafoni. Mes viteve 1902-1920, Karuzo realizoi rreth 290 incizime të tjera. Kënga “Vesti la giubba” (1904) nga opera Pagliacci e Leoncavallo ishte regjistrimi i parë që u shit një milion kopje. Errico Henrico “Henry” Caruso rridhte nga një familje shumë e varfër.

Kishte lindur në Napoli më 1873, i treti i shtatë fëmijëve. Një gojëdhënë thotë se Karuzo kishte pasur 18 vëllezër e motra dhe ai ishte i vetmi që kishte mbijetuar, shumica kishin vdekur që në foshnjëri. Gjithësesi, Errico filloi të kënduarit që fëmijë në rrugët e Napolit. Pastaj morri disa mësime në muzikë e kanto në Kishë dhe në moshën 22 vjeçare, bëri debutimin e tij profesional në muzikën serioze në Teatro Nuovo në Napoli.

Në vitin 1903, Caruso nënshkruan një kontratë me Opera Metropolitane, Nju Jork, dhe prej këndej bëhet i famshëm në botë. Më 1920, Karuzo u kthye në Itali , ishte i sëmurë rëndë nga një lloj pezmatimi të mushkërive; vdiq më 2 gusht të vitit tjetër, 48 vjeç. Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, hapi bazilikën Mbretërore të Kishës San Francesco di Paola për funeralin e Carusos, që u ndoq nga mijëra njerëz. Trupi i tij i balsamosur u ruajt në një sarkofag xhami në varrezat Del Pianto në Napoli. Në vitin 1929, trupi u mbyll hermetikisht në një varr prej guri.

1903 – Lindi Galeazzo Ciano, diplomat Italian, me disa poste diplomatike në Brazil, Argjentinë dhe Kinë para se të martohej më 1930 me Edda Musolinin, vajzën e diktatorit fashist Benito Musolini. Pas kësaj, Konti Çiano u bë Ministër i Propagandës fashiste dhe më 1936, Ministër i Jashtëm i Italisë. Çiano ishte mbështetës i aleancës me Gjermaninë, por kundërshtoi mënyrën se si Adolf Hitleri urdhëroi pushtimin e Polonisë pa u konsultuar me Italinë, siç përcaktonin kushtet e traktatit midis dy vendeve.

Në vitin 1942 Çiano u bë shumë i pakënaqur dhe pas një seri argumentesh të ashpra me vjehrrin e tij, Musolinin, në shkurt 1943 dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm. Konti Çiano mbeti anëtar i Këshillit të Lartë Fashist dhe argumentoi se Italia duhet të nënshkruajë paqe të veçantë me aleatët. Ai gjithashtu votoi që Musolini të zëvendësohej nga general Pietro Badoglio.

Po atë vit, në shkurt 1943, Çiano u largua nga Roma, por u kap nga ushtria gjermane. Me urdhër të Musolinit, Çiano u gjykua me shpejtësi, u dënua për tradhëti dhe u pushkatua me kurriz të kthyer, ulur, lidhur në një karrige më 11 janar 1944. Galeaco Çiano përmendet edhe për Ditaret e tij, që e veja Edda i nxorri fshehurazi në Zvicër. Ditaret e Çianos përmbajnë shumë të dhëna të dorës së parë edhe mbi ngjarjet politike në Shqipëri nga janari 1939 deri në janar të vitit 1943.

1913 – Mbreti George i parë i Greqisë vritet në qytetin e sapo çliruar të Selanikut. Para se të bëhej mbret, George, lindur në Kopenhagë, ishte princ danez, me prirje për karrierë në Marinës Mbretërore daneze. Ai ishte 17 vjeç kur u zgjodh mbret nga Asambleja Kombëtare Greke, e cila sapo kishte rrëzuar mbretin Oto.

Emërimi i Xhorxhit u sugjeruar dhe u mbështet nga Fuqitë e Mëdha; Britania, Franca e Rusia. George u martua me dukeshën ruse Olga Constantinovna. Dy nga motrat e tij, Aleksandra dhe Dagmar, ishin martuar në familjet mbretërore britanike dhe ruse. King Edward VII dhe Car Aleksandër III ishin kunetërit e tij, ndërsa Mbreti George V dhe Car Nikolla II ishin nipërit e tij. Mbretërimi i Xhorxhit të parë të Greqisë zgjati gati 50 vjet dhe u karakterizua nga zgjerime territoriale të Greqisë.

1922 – Magjistratët britanikë në Indi dënojnë Mahatma Gandhi me deri 6 vjet burgim për mosbindje.

1938 – Meksika merr kontrollin e pronave të naftës të zotoruar nga të huajt në vend.

1940 – Benito Mussolini bashkohet me Hitlerin në luftën e Gjermanisë kundër Francës dhe Britanisë.

1948 – Këshilltarët sovjetikë largohen nga Jugosllavia, shenjë e parë e ndarjes Tito – Stalin.

1949 – Ratifikohet Traktati i Brukselit, pararendës i Traktatit të Organizatës së Atlantikut Verior (NATO).

1952 – Komunistët hidhen në ofensivë në Kore.

1989 – Në Egjipt, një mumje 4.400 vjeçare gjendet në Piramidën e Keopsit.

1990 – Vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori; në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston; 13 punime me vlerë mbi 500 milionë dollarë zhduken.

1995 – Anija për vajtje ardhje në hapësirë STS 67 (Endeavour 8) kthehet në Tokë pas 16 ½ ditë në orbitë. Gjatë misionit, Komandanti Stephen S. Oswald dhe Piloti William G. Gregory përdorën pajisjen Mace për të testuar rreth 200 situata të ndryshme dridhjesh të pazakonta për 45 orë. Informacionet nga Mace do të përdoreshin për të hartuar sisteme më të mira kontrollit të virbracioneve në anije në misionet e ardhshme. Ky ishte fluturimi më i gjatë i anijes Endeavour në Hapësirë.

Pas kthimit në Tokë, në një intervistë me Zërin e Amerikës (seksionin shqip), astronauti Gregori tha se gjatë misionit ai kishte patur me vete edhe një flamur të vogël shqiptar – “…për shkak se në anije nuk lejoheshin sende që s’kishin të bënin me misionin, unë e mbajta flamurin nën tesha, në gji..”, tha atë kohë për VOA-n astronauti amerikan William Gregory, bir i një familjeje emigrantësh nga Korça.

“E pashë në profil, i ngjante Perandorit!”

Hygo, i fundit që vizitoi Balzakun!

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”