MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 19 mars?

19.03.2019 - 08:15

Giovanni da Verrazano, eksplorues për Francën, zbarkon në brigjet amerikane, territor që do të quhej Karolina, nga fjala latine për Charles, Karl (Carolus), për nder të Mbretit Çarls I i Anglisë, i cili caktoi fonde për kolonizimin e rajonit në vitin 1629).

1571 – Trupat spanjolle hyjnë në Manila, Filipine.

1628 – Anglezët themelojnë koloninë Massachusetts.

1644 – 200 anëtarë të familjes perandorake të Pekinit kryejnë vetëvrasje si shprehje të besnikërisë ndaj perandorit.

1721 – Vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu; Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator radhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700.

Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua “Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Ilirium Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

1821 – Lindi Richard Francis Burton, eksplorues britanik, gjeograf, përkthyes, shkrimtar, ushtarak, orientalist, hartograf, etnolog, agjent zbulimi, gjuhëtar, poet dhe diplomat. Burton ishte i njohur për udhëtimet e tij dhe eksplorime në thellësi të Azisë, Afrikës dhe Amerikës, si dhe për njohuritë e tij të jashtëzakonshme të gjuhëve dhe kulturave; ai fliste 29 gjuhë evropiane, aziatike dhe afrikane. Ndër arritjet më të njohura të Burtonit përfshihen udhëtimi në Mekë, një përkthim në anglisht i përrallave Netët Arabe ose “1001 Netët”, si dhe botimin e Kama Sutras në gjuhën angleze.

1945 – Adolf Hitleri nënshkruan dekretin që urdhëron shkatërrimin e të gjitha fabrikave gjermane.

1965 – Portreti “Titus” nga Rembrandt shitet 4 milionë 500 mijë dollarë, çmim rekord për atë kohë.

Titus ishte djali i vetëm i piktorit, mes 4 fëmijëve, i mbijetuar deri në moshë të rritur. Rembrandt e realizoi portretin në vitin 1660, kur Titus ishte 19 vjeç, ai paraqitet i veshur si murg.