MENU
klinika

U zhvillua në Argjentinë

Historia e Botërorit ‘42 që nuk u njoh nga FIFA

12.03.2019 - 21:11

Një kont këmbëngulës, që kishte emigruar në Paris, mik me Jules Rimet, vendosi që të organizonte në Patagonia të Argjentinës një event që zyrtarisht nuk u njoh kurrë…

Aty ku Hitleri dërgoi skuadrën e tij dhe mendoi të ndërtonte linjat e para telefonike transoqeanike për t’u azhurnuar.

Një skelet njerëzor i gjetur në mes të fosileve të dinosuarëve në gërmimet paleontologjie në Villa El Chocon, në Patagonian argjentinase. Përkrah tij, një kamera model i viteve 40’ që ka ruajtur për thuajse 60 vjet dokumentet e jashtëzakonshme me vlerë historike.

Mijëra kilometra larg Europës, përtej Oqeanit, u zhvillua një event që edhe sot quhet “Botërori i harruar” dhe organet nuk e kanë njohur.

Jo vetëm kaq, por në finale pati një përmbytje në Patagonia (19 dhjetor 1942), duke provokuar edhe shembjen e stadiumit, që edhe sot është mbuluar nga myku dhe mbetjet e asaj kohe në brendësi të tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota vendosi që në vitin 1942 kampionati të mos organizohej. Shumë arsye, disa të drejta, ndaluan kombet që të bashkoheshin për të zhvilluar manifestimin më të rëndësishëm sportiv në botë, teksa vetëm katër vite më parë, Italia kishte triumfuar në Francë.

Por, një grup atletësh që vinin nga gjysma e botës, u vendosën bashkë me vullnetin e kokëfortit kontit Vladimir Otz, i pasuri me origjinë ballkanike, ministër i mbretit të katërt të Patagonia, që ishte në mërgim në Paris dhe i dashuruar pas futbollit.

Mik i themeluesit të FIFA-s (organizmi më i lartë) Jules Rimet, konti Otz donte me çdo kush që të organizohej eventi dhe që të merrnin pjesë futbollistë me origjinë dhe përkatësi ndryshe.

Një rrëfim i jashtëzakonshëm iu bërë nga Osvaldo Soriano, gazetari dhe shkrimtari argjentinas, që tregon këtë botëror të vitit 1942 që kurrë nuk u njoh.

Ka xhiruar, madje, në Europë një dokumentar mbi këtë histori misterioze. Një film, “Il mundial dimenticato”, i frymëzuar nga tekstet e Sorianos dhe kërkimeve të bëra nga regjistët, Lorenzo Garzela dhe Filipo Maccelloni, dhe producentët, në tokën argjentinase dhe në arkivat e Romës.

Guida e dëshmive dhe prania e personazheve si Gary Lineker, sulmuesi i Anglisë në vitet ’80, apo Joao Avelange, presidenti historik i FIFA-s, Daruin Pastorin, shkrimtar, por edhe personalitete të tjera, kanë lejuar rikuperimin e informacioneve dhe dokumenteve të çmuara, në mënyrë që të tregohej, nëpërmjet një xhirimi mes dokumentarit dhe trillimit, një ngjarje që ndoshta ende sot shihet me kureshtje.

Historia e filmit nis me gjetjen e një kufome, në gërmimet e bëra në Villa El Cholcon dhe duket se janë kockat e Guillermo Sandrinit, kinooperator me origjinë italiane që iu dha përgjegjësia nga konti Otz që të filmonte ndeshjet në Patagonia.

Një komples i pasur xhirimesh me anekdota, intervista, dëshmi dhe skena të “përjetësuara” në “Tokën e Zjarrit”, vend ende i paeksploruar, për shkak të strukruës së ashpër dhe egër gjeologjike.

Nga të gjithë i cilësuar si një shfaqje dhe jo dokumentar, “Mundiali” i harruar kalon mes trillimit, fantazisë dhe skenave të improvizuara, por që tregojnë një fije të vërtete.

Në mes, një botë e tëra: futbollistë profesionistë, amatorë, kërkues të arit, fiset indigos mapuches, akrobatë, revolucionarë në mërgim, madje edhe keqbërës refugjatë në Patagonia.

konica sportkonica sport mobile

Tregohet se konti Otz kishte “rekrutuar” edhe Uilliam Kasidi, i biri i të famshmit Batch, që, si i ati, kishte grabitur banka, sulmuar trena, duke u bërë “i shumëkërkuar” me shifra marramendëse, në shpalljet e vendosura kudo.

Një kompeticion thuajse klandestin, me objektivin për të çuar topin në ato anë, mes zhvillimesh politike, historike dhe sportive. Pra, thuajse “privat”, larg zhurmës, qytetërimit të vërtetë dhe kërcënimit nazist.

Patagonia në ato vite ishte një vend eksperimentimi dhe rigjetje, i lindur thuajse rastësisht, rreth qëllimeve dhe modalitetit të Kontit të Otz.

Pavarësisht Gjermanisë së Hitlerit, lajmit për të çuar një përfaqësuese në një organizim zyrtarisht kurrë të njohur, mendoi të “riprodhohej” menjëherë, edhe aty, një fuqi universale, duke përfituar nga rasti për të bërë propagandë edhe në ato anë të paeksploruara.

Hitleri donte të ndërtonte linja telefonike për të pasur kontakte nga Gjermania në Argjentinë. Ishte hera e parë që po arrihej një lidhje transoqeanike.

Gillermo Sandrini nxorri nga cilindri i tij një personazh krijues dhe të paparashikueshëm në një seri të gjatë, sepse donte të prodhonte filmat të mëdha, që të mos “flisnin” vetëm për futboll, por edhe panoramikë e detajeve për atë që do të ndodhte në ato anë.

Mes disidentësh të arratisur, anarkistë, të kërkuar, ushtarë dhe punëtorë, Sandrini kishte në krah të bijën e kontit Otz, të bukurën Helena, për të cilën u rrëfye se ishte në lidhje dashurore me sulmuesin e Gjermanisë, Klaus Kramer, të cilin Hitleri e dërgoi si spiun. Jo vetëm kaq, por edhe një hindu i Mapuches fitoi zemrën e Helenës.

Sport dhe ndjenja, mister dhe shumë aksion vizionar, kinema dhe politikë, në një event që kaloi në heshtje. E të mendosh që në ato anë, në Villa El Chocon, gërmimet zbuluan dhe se finalja kurrë nuk u zhvillua. Një përmbytje e madhe si pasojë e stuhisë dhe shiut shkatërroi stadiumin përpara finales, më 19 dhjetor 1942…

Por, të kthehemi te turneu… Sipas dokumentave të gjetur dhe filimimeve, arbitri i asaj finale ishte William Brett Cassidy, i biri i Butch Cassidy, një arbitër që në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të Angli-Machupe, që u drejtua nga mareshalli Parloë, një ushtarak britanik, mbante një qëndrim të çuditshëm dhe absurd.

Cassidy dallohej, në fakt, për mënyrën e tij të dhunshme dhe nuk hezitonte të qëllonte me pistoletë drejt futbollistëve që nuk ishin dakord me vendimet e tij.

Arbitrimi i tij ishte i dyshimtë, sepse italianët akuzuan se kishte marrë nga gjermanët një pako misterioze, që ndoshta mbante flori, dhe kjo ka konfirmuar faktin se në dy ndeshje iu dhanë katër penallti gjermanëve, duke mbyllur sytë.

Finalja, sipas dorëshkrimeve, u fitua nga fisi Machupe, por versioni tjetër thotë se në minutat e fundit, një stuhi bëri që të binin argjilet dhe diga ku punonin italianët e ndërsa publiku vrapoi nga stadiumi, gjatë dorëzimit të kupës, plasi një grindje mes gjermanëve dhe Mapuches, teksa arbitri Cassidy mori kupën Rimet dhe u zhduk, duke ia mbathur me të katra mbi një kalë.

Dheu nisi të rrëshqiste dhe përmbytja u zgjerua, aq  sa Guglielmo Sandrini, kinooperatori i marrë për të filmuar ndeshjes, nuk pati kohë që të shpëtonte, pasi me makinën e tij për të filmuar kishte peshë dhe nuk vraponte dot. Do të mbytej aty.

Ai botëror u fshi nga të gjithë librat për shkak të arbitrimit të çuditshëm dhe problemeve të shumta, futbollistët e Patagonis thanë se do t’i bashkoheshin Argjentinës dhe populli Mapuche tha se nuk do të merrte më kurrë pjesë në një botëror…

Legjenda urbane, por jo edhe aq. Ai “Botëror” nuk ka ekzistuar sipas FIFA-s dhe kujtdo tjetër, por ata që udhëtuan në Patagonia e bënë vërtet…(Anton Cicani, Telesport)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojërat Olimpike 1936 në Berlin

Bota me fat, Olimpiada do bëhej vetëm në Gjermani