MENU
klinika

Parandjenja e Gruas

Humb familjen në aksidentin e “Ethiopian Airlines”

14.03.2019 - 16:35

Gruaja e cila humbi të gjithë familjen në aksidentin e “Ethiopian Airlines” tregon për parandjenjën e saj përpara se të merrte lajmin e kobshëm.

Pjesë e tragjedisë së ndodhur në Kenia, ku u rrëzua avioni “Ethiopian Airlines” me rreth 157 pasagjerë që humbën jetën, ishin dhe 5 anëtarë të një familjeje.

Një javë para se të nisej në këtë fluturim Carol Karanja, i dërgoi një mesazh motrës së saj, duke i thënë se ajo kishte një parandjenjë se diçka jo e mirë do të ndodhte.

Në WhatsApp Carol Karanja i shkruajti së motrës: “Zemra ime nuk është shumë e gëzuar, ndihem sikur ka diçka të keqe përpara, por  nuk e di se çfarë” .

Karanja po udhëtonte nga Kanadaja në Kenia me tre fëmijët dhe nënën e saj. Ajo ishte aq e shqetësuar për udhëtimin, saqë i dërgoi një mesazh  ku shprehu frikën e saj për udhëtimin e afërt, pak para se të hipte në avion.

Mijëra milje larg në Kenia, e shqetësuar për paralajmërimin e motrës së saj, Kelly Karanja i kërkoi asaj ditën e saktë që do të mbërrinte dhe i tha se do të lutej për të. Carol Karanja nuk arriti ta çonte deri në fund udhëtimin për në atdhe.

Të vdekur mbetën gjithashtu edhe nëna e saj, Ann Wangui Karanja bashkë me tre fëmijët: Ryan Njoroge, 7 vjeç dhe vajzat Kellie Pauls, 4 vjeç, Rubi Pauls 9 muajshe.

Rubi kishte lindur në Ontario, ku jetonte familja. Ajo po shkonte për herë të parë në vendin e origjinës për të takuar familjen e saj keniane.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?