MENU
klinika

Sulmet terroriste të 28-vjeçarit

I vrau teksa luteshin në xhami/ 49 të vdekur në Zelandën e re

15.03.2019 - 13:24

Dyzet e nëntë vetë janë vrarë dhe së paku 20 janë plagosur në Zelandën e Re, për shkak të një sulmi terrorist në dy xhami të vendit.

Sulmuesi është identifikuar në profilin e tij në Twitter si Brend Tarrant nga Grafton në New South Wales, i cili kishte transmetuar live sulmin në xhaminë Al Noor, që ka ndodhur rreth orës 1:30 sipas orës lokale, kur besimtarë të shumtë ishin brenda xhamisë.

Videot u përhapën kudo në media, por olicia i bëri thirrje publikut të mos i shpërndante videot  “jashtëzakonisht shqetësuese”.

28–vjeçari u akuzua për vrasjen dhe do të paraqitet në gjykatë të shtunën në mëngjes, konfirmoi policia.

Sipas dëshmitarëve okularë, mbi 50 plumba janë shkrepur nga pushka automatike e sulmuesit, që u fut në xhaminë Al Noor në Chrischurch.

Sulmi konsiderohet të jetë  më i tmerrshmi në historinë e kombit.

Ndërkohë, sulmi i dytë ka ndodhur në një xhami tjetër në Linwood që është gjithashtu në qytetin Christchurch. Lidhur me sulmin në këtë xhami janë marrë në pyetje katër persona, përfshirë tre burra dhe një femër.

Nga 49 të vrarët, 30 prej tyre janë ekzekutuar në xhaminë Al Noor, e dhjetë të tjerër në xhaminë Linwood e të tjerët në oborrin e xhamisë.

Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi incidentin si një sulm terrorist dhe një nga “ditët më të errëta” të Zelandës së Re. “Është e qartë se kjo tani mund të përshkruhet vetëm si një sulm terrorist”, tha Ardern në një konferencë shtypi.

Autoritetet këshilluan që të gjitha xhamitë në qytet të mbyllen deri në një njoftim tjetër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re. “Jam e pikëlluar bashkë me zelandezët dhe bashkëqytetarët e tyre, që në mënyrë paqësore po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste. Ne qëndrojmë krah për krah kundër një terrori të tillë.

Pas sulmit të përgjakshëm në Zelandën e Re reagoi edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai u shpreh se “jemi thellësisht të tronditur nga krimi brutal në Christchurch.” Heiko Maas shkroi në twitter se “nëse njerëzit vriten vetëm për shkak të fesë së tyre, ky është sulm kundër nesh të gjithëve. Jemi të bashkuar në anën e viktimave. Qëndro e fortë Zelandë e Re!”