10.03.2019 - 13:06
Eshtë identifikuar autori që goditi efektivin e FNSH me gur në Fier, por ende nuk është bërë ndalimi i tij nga blutë e qytetit.
Punonjësi i FNSH-së i plagosur në protestë është vizituar gjatë ditës së djeshme në spital edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ndërkohë 10 persona mësohet të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë,
ndërsa një protestues po mbahet ende në ambjentet e policisë.
Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare për shoqërimet e protestueve.
Protesta u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që ndodhej edhe kryeministri Rama në kuadër të nismës “Bashkia që Duam” në qytetin e Fierit.