MENU

Bukuri

Ilaçet natyrale që i keni në shtëpi, por nuk ua keni ditur vlerën

14.03.2019 - 20:12

Doni të kujdeseni shëndetshëm për lëkurën tuaj? Çelësi ndodhet në kuzhinën tuaj.

Më poshtë ju sugjerojmë disa produkte natyrale që funksionojnë shumë më mirë se çdo produkt kozmetik.

Vaji i ullirit

Spruconi pak vaj ulliri në dorën tuaj dhe aplikojeni në zonat e thata të lëkurës.

Vaji i kokosit dhe sheqeri

Përzieni me kujdes një lugë me vaj kokosi me një lugë sheqer. Kujdes! Sheqeri nuk duhet të shkrihet tërësisht. Mund ta aplikoni në fytyrë nëse e keni atë me puçra, por jo vetëm.

Vaji i kokosit, mjalti dhe kafeja e bluar

Ngrohni me temperaturë jo të lartë një filxhan të vogël me vaj kokosi. Brenda tij hidhni edhe një lugë me mjaltë dhe gjysmë filxhani me kafe të bluar. Pasi masa e përftuar të ftohet aplikojeni në pjesën e trupit që dëshironi.

Kjo që sapolexuat vlen për të gjithë ato persona që duan të kenë një lëkurë të pastër dhe të lëmuar, jo vetëm për personat që kanë probleme me të…