Rrjeti social Instagram nisi testimet në Shtetet e Bashkuara për një funksion ku përdoruesit mund të blejnë produkte direkt nga rrjeti social. Lëvizja vjen në një kohë rrjeti social po përpiqet të monetizojë me çdo kusht një prej platformave me ndërveprimin më lartë përdoruesve.
Instagram raportohet se ka bashkëpunuar me 20 marka përfshirë Adidas, H&M, Kylie Cosmetics dhe Michael Kors për funksionin e blerjeve. Me anë të funksionit përdoruesit mund të klikojnë produkt, të shohim çmimin dhe ta blejnë menjëherë.
Përdoruesit mund të blejnë me Visa, Mastercard, American Express, Discover ose PayPal. Instagram aktualisht lejon përdoruesit të lidhin uebsajtin e tyre për të joshur blerësit në kërkim të produkteve.
Rrjeti social tha se do të aplikonte një tarifë për të financuar përpunimin e transaksioneve gjatë blerjeve online, njofton PCW. Vitin e kaluar Pinterest prezantoi një funksion të ngjashëm quajtur Product Pins. Instagram ka mëse 130 milion përdorues që klikojnë etiketat e produkteve. Facebook planifikon që Instagram dhe Messenger ti shndërrojë në platforma e-commerce ku përdoruesit mund të klikojnë në reklama dhe të blejnë produkte.