MENU
klinika

Vizita në Berlin

Integrimi në BE/ Cakaj: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen

13.03.2019 - 22:09

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj gjatë një vizite të tij në Berlin është takuar me Këshilltarin e Kancelarisë Federale për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Jan Hecker.

Cakaj i shprehu Hecker mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania dhe kancelarja Merkel i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për në Bashkimin Evropian.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë është i pazëvendësueshëm. Një vendim pozitiv në qershor është një garanci shtesë për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”-u shpreh ministri.