MENU
klinika

Serie A, Java 27

Inter nuk gabon në 111 vjetorin e klubit

10.03.2019 - 17:21

Inter rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve në kampionat, duke triumfuar 2-0 ndaj Spal në “San Siro”, pikërisht në 111 vjetorin e krijimit të klubit zikaltër.

Me këto tri pikë të arta para derbit, Inter ngushton në 1 pikë diferëncën me Milanin e vendit të tretë. Politano dhe Gagliardini përcaktuan rezultatin me golat e tyre në pjesën e dytë.

Një ndeshje pa shumë raste dhe lojë e luftuar në mesfushë, gjithsesi në minutën e 31’-të zikaltrit gjejnë golin e avantazhit me Lautaro Martinez, por shifrat mbeten 0-0 sepse argjentinasi e preku topin me dorë para se ta ulë në tokë, dhe VAR nuk fal.

Fraksioni i parë mbyllet me dy dëmtime: Marcelo Borzovic ndjen dhimbje në kofshë dhe lë menjëherë fushë. Për të ende nuk ka dalë një informacion zyrtar. Ndërsa Miranda është transportuar për në spital, pasi mori një goditje në hundë dhe dyshohet se ka pësuar një frakturë.

Kthesa e madhe erdhi në 45 minutat e dyta, pas disa përpjekjeve Inter gjen golin e avantazhit në minutën e 68’-të me anë të Matteo Politano, i cili godet saktë me të majtën e tij nga brenda zone.

9 minuta më vonë ishte Gagliardini që shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për zikaltrit, që arritën t’i menaxhojnë si duhet minutat në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN