MENU
klinika

Fill pas fejesës, akuzat

Ish-miku i Rodriguez: Ai po e tradhton J.Lo

11.03.2019 - 16:38

Menjëherë pas  48 orëve kur kanë bërë publik lajmin se tashmë janë një hap para martesës duke e kurorëzoar romancën e tyre me fejesë, J Lo perballet me akuzat ndaj bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Jennifer Lopez është fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez me të cilin ka filluar lidhjen para dy vjetësh.

Ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco u shfaq në rrjetet sociale duke e akuzuar të dashurin e këngëtares se po e tradhton.

“Duke parë emisionin “The World Of Dance”. E shoh se si J.Lo po e përshkruan Alex Rodriguezin.
A e di ajo se është duke e mashtruar me ish-gruan time, Jessican. E gjora, ajo nuk e di se kush është ai”, ishte postimi i tij.