MENU
klinika

Projekti

“Ismail Qemali” gjelbëron Vlorën

12.03.2019 - 15:58

Rikonstruksioni i Bulevardit qendror të Vlorës nuk do sjellë pengesa për sezonin turistik në Vlorë, madje as nuk do reduktojë numrin e vendparkimeve. 

Kryebashkiaku Dritan Leli, thotë se punimet do të përfundojnë para nisjes së sezonit. Punimet për rikonstruksionin e Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë nuk do të jenë pengesë për sezonin turistik veror.

Leli shprehet se punimet do të përfundojnë në afat, por nëse do të ketë elementë të mbetur nuk do të ndikojnë te pushuesit.

“Të gjithë bashkë jemi duke bërë maksimumin në mënyrë që të arrijmë që të arrijmë që për sezonin turistik të kemi përfundim të projektit”, u shpreh kreu i bashkisë.

I pranishëm në nisjen e mbjelljes së pemëve që sipas tij do të krijojnë një pyll në mes të qytetit bregdetar, Leli qetësoi banorët dhe pushuesit që frekuentojnë Vlorën për numrin e vendeve të parkimit.

“Katër korsi gjelbërimi që do ta shndërrojnë bulevardin “Ismail Qemali” në një korsi të gjelbëruar, në një pyll në mes të qytetit. Numri i parkimeve këtu është i njëjtë me numrin e parkimeve që ky bulevard kishte përpara fillimit të këtij projekti”, shtoi kryebashkiaku.

Rikualifikimi i Bulevardit qendror të Vlorës nisi në vitin 2018 me një fond prej 280 milionë lekësh, ndërsa së shpejti pritet të nisë një projekt për restaurimin e fasadave të ndërtesave përgjatë tij.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!