MENU
klinika

"Rruga e Mëndafshit"

Italia del kundër SHBA e BE për Kinën?

20.03.2019 - 11:33

Italia ka sinjalizuar vendosmërinë e saj për të luajtur një rol qendror në planin e madh të Kinës për të ndërtuar një rrjet të tregtisë botërore, “Rrugën e re të Mëndafshit”, pavarësisht se aleatët e saj BE dhe SHBA janë kundër.

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi se vendi i tij do t’i bashkohet nismës kineze të edhe pse ajo shihet me dyshim si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe nga anëtarët e koalicionit qeverisës.

Italia do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi (MOU) jo të detyrueshëm, gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Itali këtë javë.

Italia, e cila do të bëhet vendi i parë G7 që mbështet iniciativën, duke shpresuar se do të ringjallë ekonominë e saj të ngadaltë dhe do të ndihmojë për akses më të madh në tregun fitimprurës të Kinës.

Lëvizja pesë yje (M5S), partia populiste që drejton së bashku me Lidhjen, ka qenë forca shtytëse e bashkëpunimit të vendit në një iniciativë që SHBA beson se po përdoret nga Kina, rivali i saj tregtar, për të inkurajuar strategjinë e saj politike dhe të pushtetit.

Garrett Marquis, një zëdhënës i grupit të këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, më parë këtë muaj paralajmëroi Italinë se duke vepruar kështu mund të dëmtojë reputacionin e saj global.

kolana e librave

BE ndërkohë ka frikë se marrëveshja me Kinën do të nxisë ndarjet me shtetet anëtare për qëllimet ekspansioniste të Pekinit. Iniciativa është kritikuar gjithashtu për përfitimet e mëdha të kompanive kineze dhe akuzohet se është “kurth borxhi” në vendet e varfra.

Manlio Di Stefano, një nënsekretar në ministrinë e jashtme dhe anëtarin e M5S, i quajti pa vend këto shqetësime. “Do të jetë patjetër një gjë e mirë për ekonominë italiane. Shumë vende të BE-së tashmë kanë marrëveshje të mëdha tregtare me Kinën, kështu që për mua ky diskutim duket pak hipokrit”, u shpreh ai.

Kryeministri italian Giuseppe Conte këmbënguli të martën se masa do të ishte e mirë për ekonominë e vendit, duke bërë të mundur rritjen e eksporteve në “një treg të një madhësie të tillë” dhe se nënshkrimi i marrëveshjes nuk paraqiste rrezik për pozicionin e saj gjeopolitik .

Conte argumentoi se memorandumi ishte plotësisht në përputhje me një strategji të BE për të forcuar lidhjet e infrastrukturës midis Evropës dhe Azisë.

Xi pritet të mbërrijë në Romë të enjten pasdite, përpara se të udhëtojë për në Palermo, Monako dhe Paris. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha javën e kaluar se vendet e BE duhet të kenë një “qasje të koordinuar” ndaj Kinës.

Italia gjithashtu nuk është gjunjëzuar ndaj presionit të SHBA për të ndaluar kompaninë kineze të telekomunikacioneve, Huawei, që të ndërtojë rrjetin e saj të telefonisë celulare 5G. Kompania është nën shqyrtim ndërkombëtar lidhur me lidhjet e saj me qeverinë kineze dhe pretendimet se teknologjia e saj po përdoret nga Pekini për spiunazh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbështetja për projektin "Brezi dhe Rruga"

Salvini: Duhet të tregohemi të kujdesshëm me Kinën