MENU
klinika

Italo Kalvino dhe leksionet amerikane

Shkujdesja si dimension

03.03.2019 - 14:25

“Merreni jetën me lehtësi, se lehtësia nuk është sipërfaqësi, por t’u rrëshqasësh gjërave nga lart, të mos kesh pengje në zemër”.

 “Lehtësia nuk është sipërfaqësi, por t’i planifikosh gjërat nga lart”, – është një nga citimet më të njohura trajtuar në “Leksione amerikane. Gjashtë propozime për mijëvjeçarin e ardhshëm”, përmbledhja botuar pas vdekjes, nga Italo Kalvino, gjashtë ligjërata të përgatitura mbi tema të ndryshme, të cilat autori duhej t’i mbante në Universitetin e Harvardit, por që nuk arriti t’i përfundonte pasi u nda nga jeta pak javë para nisjes.

Tek “Leksione amerikane” trajtohen pesë tema: lehtësia, shpejtësia, saktësia, dukshmëria dhe shumëllojshmëria. Mësimet ishin parashikuar për ciklin prestigjioz “Leksionet e poezisë” kushtuar Charles Eliot Norton. Mirëpo, Kalvino do të vdesë nga një hemorragji cerebrale, ndaj botimi i parë u realizua pas vdekjes në vitin 1988.

Romani paraqitet si një koleksion shënimesh të dobishme për t’u vetorientuar përballë ndjenjës së disfatës shkaktuar nga progresi, veçanërisht teknologjik, në epokën postmoderne.

Nëpërmjet referencave të vazhdueshme në literaturën klasike, sidomos tek mitologjia, Kalvino kishte si qëllim ofrimin e një vademekumi se si të përballemi dhe të mbijetojmë ndaj ndryshimit, një shndërrim idesh që do të thyente pashmangshmërisht murin e ratifikimit të masës.

Në fillim të leksionit të parë, atij për lehtësinë, Kalvino shkruan: “Unë do t’ia kushtoj leksionin e parë të kundërtës lehtësi-rëndësi dhe do të mbështes arsyet për lehtësinë. Kjo nuk do të thotë se unë i konsideroj arsyet e rëndësisë më pak të vlefshme, por mbi lehtësinë mendoj se kam më shumë gjëra për të thënë”. Lehtësia përkon me një shkëputje të rëndësisë, në fakt lehtësia duhet të lidhet me ironinë dhe argëtimin. Nisur nga etimologjia e fjalës latine devertere (kthehesh tjetërkund, largohesh), Kalvino zgjedh të largohet nga realiteti dhe nga pesha që kjo i shkakton individit, për t’u strehuar në një dimension tjetër, imagjinar, ku mbizotëron pikërisht shkujdesja.

Për më tepër, për t’i bërë ballë domethënies statike dhe të palëvizshme të klasës borgjeze, Kalvino zgjedh lehtësinë si një revolucion kulturor dhe ideologjik. E parëndësishme është ajo që arrin të thyhet me traditën dhe skemat psikike, që provokojnë një transformim idesh dhe individualiteti.

“Në momente të caktuara më dukej sikur vetë bota ishte shndërruar në gur: një ngurtësim i ngadalshëm, pak a shumë i përparuar sipas njerëzve dhe vendeve, por që nuk kursente asnjë aspekt të jetës”.

Kalvino kërkon një lloj frenimi ndaj palëvizshmërisë së ideve, për këtë vjel shembuj tek letërsia. I referohet mitit ovidian të Perseut. Kalvino mbështetet mjeshtërisht tek miti klasik për të nxjerrë në pah si rëndësinë, ashtu edhe lehtësinë. Duke sjellë ndërmend se lehtësia nuk është sipërfaqësi, por t’u rrëshqasësh gjërave nga lart.

“Para së gjithash shpresoj të kem treguar se ekziston një rëndësi, siç e dimë të gjithë se ekziston një lehtësi e parëndësisë: përkundrazi, lehtësia e mendimit mund ta shfaqë kotësinë të duket me influencë dhe e pakalueshme”.

Romanet, novelat dhe tregimet e Kalvinos janë mishërim i të lehtës, saktësisë dhe maturisë: vikontë gjysmakë që pluskojnë në ajër, personazhe pa peshë, pallate kristali… më lehtë se kaq nuk ka si të jetë. 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët