MENU
klinika

"Po shkel Kushtetutën"

Ivanov nuk dekreton ligjet, reagimi i ashpër i Xhaferit

16.03.2019 - 20:48

Në lidhje me kundërshtimin e presidentit maqedonas George Ivanov për të mos dekretuar ligjet prioritare ka ardhur një reagim nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Xhaferi ka ripërsëritur qëndrimin e tij duke e theksuar se Ivanov ka bërë një shkelje të Kushtetuës duke mos dekretuar ligjet.

Sipas kryeparlamentarit Xhaferri, ligjet që nuk miratohen me shumicë prej dy të tretave të votave në Kuvend, presidenti i shtetit është i detyruar nga Kushtetuta që në afatin brenda shtatë ditëve të përgjigjet nëse do t’i nënshkruajë këto ligje apo jo, ndërsa për ligjet që janë miratuar me shumicë prej dy të tretave, presidenti është i obliguar t’i nënshkruajë menjëherë dekretet.

Afati i parë i mundshëm është 28 marsi, që të mund të jemi në korniza të ditëve nga dita e miratimit të ligjeve të para. Kjo situatë nuk parashikon edhe nevojën e patjetërsueshme që parlamenti të punojë edhe gjatë muajit prill, gjatë procesit zgjedhor, gjegjësisht fushatës parazgjedhore. Nuk mund të parashikohet që procesi i rivotimit të ligjeve të mbyllet në një ditë’,- ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.