MENU
klinika

Këngëtarja e sjell në instagram

Ja çfarë domethënie ka tatuazhi i Fifit

19.03.2019 - 11:57

Këngëtarja ka një risi për të ndarë me fansat e saj. Një tatuazh përgjatë shtyllës kurrizore.

Filloreta e njohur si Fifi, gjithashtu kohët e fundit ka qenë e përfolur për jetën private dhe sentimentale, ku duket se nuk ka asgjë të re.

Por çfarë domethënie ka tatuazhi në shpinën e  saj?

Për hir të së vërtetës është një tatuazh i madh për nga përmasat, por gjithashtu edhe domethënien e ka me shumë  peshë sipas komentit të këngëtares.

Fifi në fotografinë e publikuar në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar edhe kuptimin e saj.

 

 

Disa herë një engjëll, disa herë problematike, gjithmonë një femër e fortë!”, është shkrimi  në trupin e Fifit.

Ndërkohë Fifi është duke punuar në projekte të reja muzikore që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim.