Këngëtarja Tuna që prej disa ditësh ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri “Fortuna” që përbëhet nga 7 këngë të cilat u pritën shumë mirë nga publiku, ndihet e entuziazmuar nga rezultati.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte bashkëpunimi më këngëtarin e njohur dhe të dashur për publikun shqiptar Armend Rexhepagiq.
Rexhepagiq u kthye në skenë pas një mungese të gjatë në skenë dhe erdhi në bashkëpunim më Tunën me këngën ‘Harrova’, këngë e cila sapo u publikua mori mijëra klikime në Youtube.
Por shumë pak e dinë se është kënga një ripërpunim i një kënge të vjetër të Armendit.
“Harrova” ka qenë pjesë e një prej albumeve të këngëtarit “Tragjikomedia” dhe që në atë kohë është pëlqyer shumë nga publiku.