MENU
klinika

Rikthejnë një këngë të vjetër

Ja çfarë nuk dini për “Harrova” nga Tuna dhe Armend

21.03.2019 - 14:58

Këngëtarja Tuna që prej disa ditësh ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri “Fortuna” që përbëhet nga  7 këngë të cilat u pritën shumë mirë nga publiku, ndihet e entuziazmuar nga rezultati.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte bashkëpunimi më këngëtarin e njohur dhe të dashur për publikun shqiptar Armend Rexhepagiq.

Rexhepagiq u kthye në skenë pas një mungese të gjatë në skenë dhe erdhi në bashkëpunim më Tunën me këngën ‘Harrova’, këngë e cila sapo u publikua mori mijëra klikime në Youtube.

Por shumë pak e dinë se është kënga një ripërpunim i një kënge të vjetër të Armendit.

“Harrova” ka qenë pjesë e një prej albumeve të këngëtarit “Tragjikomedia” dhe që në atë kohë është pëlqyer shumë nga publiku.