Janë luajtur 7 ndeshje të kampionatit të NBA, ku spikat humbja e radhës së Lakers, që tashmë i duhet një mrekulli për të kapur zonën “play-off” në Koferencën e Perëndimit.
31 pikët dhe 10 asistet e LeBron James nuk mjaftuan që Lakers t’ia dilte në shtëpi, pasi Milwaukee Bucks fitoi bindshëm me rezultatin 131-120.
Me këtë humbje, Lakers mbeten në vend të 10-të. LeBron James me shokë duhet të rikuperojë dy vende në klasifikim për të hyrë në play-off, një mision i vështirë, pasi ndeshjet janë drejt fundit.
Ndërsa Milwaukee Bucks mban kreun në Konferencën e Lindjes, i ndjekur nga Toronto Raptors, që ka fituar në shtëpi me shumë vuajtje ndaj Portland Trail Blazers, 119-117.
Në ndeshjet e tjera, Al Horford shënoi 18 pikë dhe udhëhoqi Boston Celtics drejt fitores ndaj Washington Wizards 107-96.
Boston fitoi për herë të parë, që nga rifillimi i sezonit të rregullt, pas All-Star Game. Marcus Morris iu afrua Horford me 17 pikë dhe 9 kërcime.
Ndeshja tjetër u luajt mes Suns dhe Pelicans dhe u mbyll me rezultatin 116-130. Julius Randle shënoi 22 pikë dhe e ndihmoi Orleans të triumfonte në transfertë.
Rivalitet dhe luftë sportive në ballafaqimin Kings-Clippersei. 109-116 ishte rezultati përfundimtar, që iu buzëqeshi mysafirëve. Shamet Rookie realizoi 20 pikë dhe udhëhoqi sulmin e Los Angeles Clippers.