MENU
klinika

EMRAT

Jashtë protesta e opozitës, në Kuvend betohen dy deputetët e rinj

28.03.2019 - 10:48

Seanca plenare ka nisur sot me betimin e dy deputetëve të rinj të opozitës.

Në nisje të seancës, kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi lexoi rregulloren e Kuvendit.

Pas leximit të rregullores u betuan deputetët Alimadhi dhe Elezi.

Alimadhi ishte në listën e kandidatëve për deputetët të PD-së në Vlorë, ku mori mandatin e Agron Shehajt.

Ndërkohë Arben Elezi ishte kandidat i PD në listën e Elbasanit, ku mori mandatin e Edmond Spahos.

Ambra Borova nga radhët e LSI nuk ishte sot prezente në seancë plenare.

Ajo do të betohet seancën e ardhshme.