MENU
klinika

Studimi

Jeni shpesh të uritur? Zbulojini një herë e mirë arsyet!

20.03.2019 - 17:06

Më poshtë janë disa përgjigje shkencore se pse ndiheni shpesh të uritur.

Për personat që vuajnë nga depresioni, si zgjidhja më e shpeshtë ‘serviret’ ushqimi.

Obeziteti
Mbiushqyerja mund të çojë në shtim në peshë, por në një cikël vicioz, obeziteti vetë mund t’ju bëjë gjithnjë të uritur. Yndyra e tepërt mund të rrisë nivelin tuaj të insulinës, duke bërë që ju të jeni gjithmonë të uritur.

Diabeti i tipit 1 dhe 2
Tipi 1 dhe 2 i diabetit mund të krijojnë një cikël urie kur njerëzit përpiqen të marrin përsëri sheqerin në gjak. Sheqeri i ulët i gjakut shkakton oreks. Nëse jeni gjithmonë të uritur, përpiquni ta mbani sheqerin në gjak të qëndrueshëm duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

Mungesa e gjumit
Rekomandohen shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë. Pa këtë numër orësh trupi juaj do ta ketë më të vështirë rregullimin e hormoneve që kontrollojnë nivelet e urisë kur zgjoheni.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!