Këngëtarja e zgjedhur për të përfaqësur Shqipërinë në Eurosong këtë vit me këngën ‘Ktheju Tokës’ është një këngë mjaft e ndjershme ndaj jetës së shqiptarëve që janë dashur të përballen me emigracionin.
Jonida ka ripostuar në ‘Instagram’ videon e këngës, nga ku shprehet se dhimbjen e emigracionit e ka kaluar edhe vetë së bashku me familjen e saj.
‘Emigracioni nuk ka vetem ngjyrat e vendit tim. Sot ai eshte nje problem boteror. Unë e kam provuar ne lekurën time çdo të thotë të mos kesh pjestarët e familjes nën të njëjtën shtëpi, shtet. Thirrja ime është thirrje shpirti, e të gjithëve, për të qenë bashkë, të lumtur, të rrethuar nga dashuria! Shume prej jush më kanë shkruajtur dhe e kanë ndjerë këtë këngë në cdo notë, disa të tjerë kane kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit. Jam e lumtur që e doni ‘Ktheju tokës “ashtu si unë”, shkruan Jonida.