Jordy Woods largohet nga LA, tmerrohet nga traileri i KWUTK
Jordyn Woods është larguar nga Los Angeles këtë fillim jave dhe u nis për në Londër për të promovuar linjën e saj të re të qerpikëve.
“Ajo u largua në mënyrë që të mund të shpërqendrojë veten dhe të përqëndrohet tek e ardhmja”, tha burimi për “Us Weekly”.
Udhëtimi i saj erdhi menjëherë pasi familja Kardashian publikoi trailer-in e sezonit të 16-të të serialit “Keeping Up With the Kardashians”.
Gjërat duken me të vërtetë të vështira për Jordyn, veçanërisht duke pasur parasysh se ka disa pamje shumë dramatike që të gjithë po presin t’i shohin në sezonin e ri, përfshi këtu një moment ku Khloe bërtet “GËNJESHTARE” gjatë kohës që Jordyn po fliste për emisionin Red Table Talk.
“Është ende e vështirë të vijosh dhe Jordyn është e kënaqur që ndodhet jashtë L.A. ndërsa të gjithë po flasin për këtë. Është poshtëruese dhe ajo ende përndiqetprej saj. Jordyn po përpiqet të duket e mrekullueshme në mediat sociale, por ende do shumë punë që një person të përballet me këtë”.
Khloe gjithashtu dëgjohet teksa thotë: “Familja ime u shkatërrua”, apo “Ta shpif që duhet të jetë e gjitha kaq publike. Unë nuk jam në një serial televiziv”.
Pak më parë fansat e serialit u habitën që familja vendosi të bëjë publike këtë skandal tradhtie në kaq pak kohë.